Aplikacioni “Aktiv1sti”, PD thirrje SPAK-ut të hetojë: Qeveria detyron administratën në orar zyrtar

0
73

Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë aplikacionin e krijuar nga socialistët e quajtur “Aktiv1st”, i cili detyron admiistratën të bëjë ‘share’ e ‘like’.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj, tha në një deklaratë nga selia blu se këto ‘like’ dhe ‘share’ që i bëhen postimeve të Ramës apo ministrave të kabinetit, i japin pikë punonjësit.

Hysaj shtoi se admnistrata bën mbledhje periodike për të siguruar mbarëvajtjen e përdorimit të aplikacionit. Hysaj tha se i vetmi hall i Ramës nuk janë qytetarët, por se si të qëndrojë në pushtet. 

Shkruaj nje koment