
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin për kontrollin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në dy banesa të tij, konkretisht në banesën e ish-bashkëshortes në Hamallaj dhe në banesën e partneres aktuale.
Sipas Ahmetajt, kontrolli është bërë në kundërshtim me ligjin pa marrë leje nga Kuvendi.
Në vilën në Hamallaj, agjentët e BKH-së gjetën dhe sekuestruan shumën prej 30 mijë euro dhe disa dokumente, ndërsa në banesën e partneres aktuale janë administruar vetëm disa dokumente që janë vlerësuar me rëndësi për hetimet
Ish-zv.kryeministri akuzohet s ii pëfshirë në procedurat për dhënien e koncesioneve për tre inceneratorët Elbasan, Tiranë dhe Fier, akuza të cilat janë mohuar nga Ahmetaj.