Arestohen te afermit e deputetit socialist pas denoncimit publik te PD/ jugunews.net

0
368

Sipas portalit Syri.net pas denoncimit publik te PD policia ka vene ne pranga te Afermit e deputetit socialist Xhemal Qefalia. Disa ore me pare z.Qefalia ishte shprehur se do ta hidhte ne gjyq PD-ne per shpifje. Deputeti socialist Xhemal Qefalia eshte nje nga deputetet socialist me aktiv ne media dhe studiot e televizioneve sa here qe diskutohet apo debatohet per ceshtjen e mbjelljes masive te Shqiperise me kanabis. Ai e mohon vazhdimisht kete fakt duke e quajtur sajim, shpifje dhe perbaltje te Rilindjes nga ana e opozites. Por per dreq, eshte farefisi i tij qe po e perbalt nga koka te kembet deputetin pasionant te fshehjes se te vertetes mbi ceshtjen kanabis.                                                                                                             xhemali

Ja se cfare thote portali syri.net

“Dy persona janë vënë në pranga ndërsa janë sekuestruar 59 kg kanabis sativa. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë nën hetim. Partia Demokratike denoncoi gjatë mbrëmjes së sotme, se policia po fshihte lajmin e arrestimit të vëllezërve Qefaliaj, që sipas selisë blu janë kushërinjtë e deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia.

Gjatë orëve të pasdites së sotme kanë marrë informacion në rrugë operative se Haxhi Qefalia ishte duke futur një sasi lënde narkotike në një banesë në fshatin Priskë e Vogël të Njësisë Administrative Zallherr.

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit të banesës të marrë me qira nga Haxhi Qefalia, është konstatuar një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa, ku pas peshimit rezultoi me një peshë 55.3 kg.

Gjithashtu nga veprimet e shpejta policore është kapur në flagrancë në një distancë rreth 20 m, larg kësaj banese në tentativë për t’u larguar shtetasi Vullnet Qefalia, i cili u kap me një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa, ku pas peshimit rezultoi 3.7 kg.

Lënda narkotike e dyshuar si kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në pranga u vunë vëllezërit:

Haxhi Qefalia, 36 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr.

Vullnet Qefalia, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë:

Sh. K., 53 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative Zallherr.

Xh. K, 53 vjeçe, lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit e proceduar në gjendje të lirë (bashkëshortë me njeri- tjetrin) ishin pronarët e banesës ku u gjet lënda narkotike të cilën ia kishin dhënë me qira gjysmën e banesës shtetasit H. Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj banese jetonin vetë.

Materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “prodhim, mbajtje dhe shitje të bimëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here