Armë dhe drogë, ja kush janë të arrestuarit në Tepelenë

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Tepelenë gjatë paradites së sotme duke iu kapur armë dhe drogë me vete. Të arrestuarit janë Bledi Haka 32 vjeç dhe Rigert Çekani 30 vjeç. Të dy ata janë ndaluar nga policia teksa po qarkullonin me makinë dhe gjatë kontrollit i kanë kapur 10 gramë kokainë, një pistoletë si edhe një thikë.
Haka ka histori të gjatë me policinë pasi më shumë se 6 muaj më parë është arrestuar sërish në Tiranë me një makinë luksoze të cilës i kishte vendosur bllokues valësh pasi i trembej një eliminimi të mundshëm me eksploziv.
Gjatë arrestimit tetorin e shkuar, Hakës iu kap në makinë drogë dhe shumë para. Në vitin 2012, Bledi Haka ka mbetur i plagosur pas një konflikti në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërkohë që një person qëlloi me armë zjarri drejt Hakës dhe dy personave te tjerë që po rrinin jashtë një lokali në lagje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment