Arrest taksistit ilegal, i ofroi 1000 lekë policit rrugor

0
668

Policia Rrugore në Gjirokastër, denoncon një tjetër rast rryshfeti. Bëhet fjalë për arrestimin e një shoferi taksie, i cili operonte pa licensë për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Zaim Beqaj 38 vjec nga Fieri, është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës mesditën e sotme pasi i ka ofruar rryshfet, një polici rrugor, në këmbim të mos vendosjes së gjobës.

Ngjarja është rregjistruar në aksin nacinal Gjirokastër-Kakavije, ku 38 vjecari, transportonte tre pasagjerë drejt pikës kufitare. Patrulla e Policisë Rrugore, e ka ndaluar atë të vijonte rrugën për në destinacion, për të ushtruar kontrollin e dokumentacionit të automjetit. Në mungesë të tyre, 38 vjecari, i ofroi 1000 lekë policit rrugor në këmbim të mos vazhdimit të procedurave administrative ndaj tij. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i policit, i cili nuk është pajtuar me këtë “pazar” duke e denoncuar e rrjedhimisht arrestuar më pas nga specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit, në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Rasti i sotëm, e con në tetë numrin e taksistëve ilegal të arrestuar këtë vit nga Policia e Gjirokastrës të cilët kanë dashur të korruptojnë policët rrugorë me kartmonedha 500 dhe 1000 lekëshe në këmbim të mosgjobitjes.

Shkruaj nje koment