Arrestime në Kakavije, në pranga kontrabanduesit dhe një doganier, i dyti në kërkim

0
57

Pranga gjithë turnit të doganierëve në Kakavije.

Kalimi i mallrave duke i’u shmangur detyrimeve doganore, u ka kushtuar shumë dy kontrabanduesve Maksi Babi dhe Xhino Melonashi shofer i mjetit dhe pasagjer dhe Muharem Mullait doganier turni.

Te tre janë arrestuar nga Policia në një aksion blic mbramjen e kaluar. Vec këtyre, është shpallur në kërkim një doganier tjetër me inicialet A.C. banues në Gjirokastër.

Malli i cili depërtoi në territorin shqiptar duke i’u shmangur detyrimeve doganore është zbuluar gjatë ndalesës nga Antikontrabanda ku zbuloi gjatë kontrollit te ushtruar, një sasi malli pijesh energjike dhe qumësht. Kjo sasi ishte e pashoqëruar me pagesën në Doganën e Kakavijes nga ku kishin hyrë prej territorit grek.

Në momentin kur ka kaluar sasia kontrabandë, në turn kanë qenë njëri prej doganierëve të arrestuar Muharrem Mullai, së bashku me doganierin në kërkim A.C.

Mësohet se këta të fundit kanë marrë nga 400 euro për secilin në këmbim të shmangies së detyrimit doganor.

Për rrjedhojë u sekuestrua mjeti që transportonte mallrat kontrabandë dhe rreth 190 koli me pije energjike dhe 5 koli me qumësht.

Shkruaj nje koment