Cfarë i tha policisë pas arrestimit Hysen Brahimaj nga Lazarati për kanabisin e gjetur

0
141

Një bari 60 vjecar, i gjendet në stan, një sasi e madhe kanabisi. Hysen Brahimaj nga fshati Lazarat, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat e Policisë së Gjirokastrës, të mbështetura edhe nga Reparti “Shqiponjat”. Operacioni i koduar “PESJAKU”, ka marrë emrin nga vendodhja e stanit ku u zbulua sasia narkotike, në pjesën lindore të luginës së Drinos përballë fshatit Lazarat. Sasia e kapur, ka qenë 281 kg e cila ishte e depozituar në 28 thasë plasmasi ngjyrë e zezë. Tok me drogën, Policia gjatë kontrollit, zbuloi edhe një armë automatike model “56” së bashku me krehërit me 25 fishekë.

Policia ka arrestuar menjëherë pronarin e stanit ku u gjend sasia narkotike dhe arma automatike Hysen Brahimaj dhe më pas sekuestroi në cilësinë e provës materiale kanabisin dhe armën e zjarrit.

Mirëpo i arrestuari Hysen Brahimaj, nuk ka pranuar pronësinë e kanabisit që në fillim. Ai e argumentoi se malli narkotik, ka qenë i depozituar në stanin e tij, pa pasur dijeni dhe aq më tepër që vetë stani ndodhet në një tokë me pronarë të tjerë. Me gojën e vet, i arrestuari, ka pranuar se bëhet fjalë për një person tjetër që të ketë fshehur lëndën narkotike në stanin e Brahimajt duke e pasur më të lehtë fshehjen sesa transportimin drejt një destinacioni tjetër. Vetë i arrestuari ka thënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, se nuk është fajtor për prezencën e hashashit në stanin e tij. Këtë vec të tjerash ai e justifikoi me mungesën gati 20 ditore të tij në stan pasi gjendej në shtegtim me kopenë e të imtave në zonën e Zagories. Në stanin tim, kushdo mund të hyjë dhe të bëjë cfarë të dojë pasi është i parrethuar dhe i pambrojtur. Kësisoj nuk është e vështirë që stani të shërbejë si strehë për lëndë narkotike-ka rrëfyer 60 vjecari lazaratas. Bariu Brahimaj,. ka ecur edhe më tej me dëshminë e vet para oficerëve të Policisë Gjyqësore kur kërkoi analizim të gjurmëve të lëna në thasët e mbushur me kanabis, apo dhe gjurmët në armën e zjarrit. Ndonëse ai ka kërkuar me ngulmim, dosja ndaj tij, i’u referuar organit të akuzës dhe mbi Hysen Brahimaj, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here