Arrestimi i Mamanit, reagon ish deputeti Tavo, histori e sajuar

0
178

Ish deputeti i LSI per Qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo, ka reaguar pas arrestimit ne flagrance te ish drejtorit te Agjencise se Mireqenies dhe Perkujdesit Social ne Bashkine e Gjirokastres Armand Mamani mbremjen e te shtunes.

Zoti Tavo e ka quajtur histori te turpshme dhe sajese alibine e arrestimit te Mamanit nderkohe qe i ka bere thirrje organeve te drejtesise, qe te mos perdoren politikisht por te mbrojne te verteten duke mos u bere pjese e arrogances dhe hakmarrjeve te zotit Golemi kryetarit te paligjshem sipas tij te Bashkise se Gjirokastres.

Reagimi i plote ne FCB i ish deputetit te LSI Vangjel Tavo.

Palo kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, i cili në votimet më moniste të 30 qershorit, ku kandidoi përballê vetes, arriti rekordin për numrin më të vogël të votave nga partia që përfaqëson dhe ata 1500 votues që i detyroi me forcë ja quajtën votën e pavlefshme pasi nuk mund të bëheshin zare të këtij gaztori.
I kompleksuar me rekordin e votave më të ulëta, ky gaztor nisi shkarkimet politike. Armand Mamani, Drejtor i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social u përball ditën e dytë të punës së kryetarit gaztor me një audit të befasishëm kontrolli, i cili nuk gjeti asnjë shkelje. Ndërkohë u sajua një histori e turpshme për lidhje të paligjshme energjie elektrike. 
U bëj apel organeve të drejtësisë të mos përdoren politikisht dhe të mbrojnë të vërtetën duke mos u bërë pjesë e arrogancës dhe hakmarrjeve të kryetarit gaztor të paligjshëm, të dalë nga zgjedhje anti-kushtetuese, dhe me rekord të paparë dështimi votash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here