Arrestohet 34 vjecari me 10 kg kanabis

0
332

img_1082

Kapet një 34 vjecar me 10 kg hashash. Policia e Tepelenës, ka shënuar një tjetër rast të goditjes së veprimtarisë kriminale të trafikt të lëndëve narkotike duke arrestuar poseduesin e 10 kg marijuane Gëzim Rrapa. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se 34 vjecari Rrapa nga zona e Luftinjës por banor në Gjirokastër, është arrestuar në orët e para të së martës, teksa po transportonte sasinë e lartpërmendur, nga zona verilindore e Tepelenës ku njihet si territor që vitin e fundit është mbjellë me hashash. Kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tepelenës ata që kanë prangosur Rrapajn në flagrancë i cili rezulton i dënuar më parë, pikërisht për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se 34 vjecari, ishte duke transportuar sasinë e marijuanës me automjetin e tij tip Renault me targa AA309ET dhe është ndaluar nga postbooku policor, i instaluar në kthesën për në drejtim të zonës së Luftinjës, 2 km në veri të rrugës nacionale Memaliaj-Krahës. Policët kanë kërkuar kontroll të mjetit por janë hasur në rezistencën e 34 vjecarit i cili nuk ka dashur të kontrollohet mjeti i tij pa mandat nga prokuroria. Mirëpo pretendimi i tij, nuk e ka penguar policinë që të ushtrojë kontrolli fizik në automjet ku është gjetur në pjesën e bagazhit, sasia e marijuanës e depozituar në tre thasë plastmasi. Lënda narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale, ndërkohë që materialet në ngarkim të Rrapajt, i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here