Arrestohet e shumëkërkuara polake në Kakavije

0
343

Një prej organizatoreve të krimit të organizuar në trafikimin e qënieve njerëzore në Gjermani, është kapur nga autoritetet kufitare të Kakavijes një ditë më parë. Bëhet fjalë për Monika Weiss 41 vjecare nga Polonia. Burimet nga Pika Kufitare e Kakavijes, konfirmojnë për jugunews.net se gruaja polake, po udhëtonte nga Greqia në drejtim të Tiranës, përmes rrugës tokësore. Në Kakavije, ajo është dukur në orët e mbasdites së djeshme egzaktësisht në orën 18:40 minuta. Teksa i është kontrolluar pasaporta nga kontrollorët shqiptarë nëpërmjet sistemit TIMS, është zbuluar se 41 vjecarja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania. Një gjykatë gjermane, ka dhënë masën arrest në burg në mungesë për organizim të migrimit ilegal. Pas kësaj, shtetasja polake, është dërguar në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, në pritje të dorëzimit tek autoritetet gjermane të Interpolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here