Arrestohet ish-zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda

Janë zbuluar të tjera detaje nga arrestimi I ish-zv/ministres së Brendshme Rovena Voda e cila ka shërbyer në këtë detyrë gjatë drejtimit të këtij dikasteri nga Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj.

Sipas burimeve nga SPAK, Rovena Voda ka marrë vlerat monetare nga shtetasja Florida Beu, me qëllim që kjo e fundit të emërohej në detyrë, në shërbimin civil.

Por pavarësisht dhënies së vlerave monetare, emërimi nuk është bërë.

SPAK ka verifikuar dokumentacionin dhe sipas këtyre verifikimeve Florida Beu nuk ka marrë detyrën.

Ndërkohë që është ende e paqartë nëse ka qenë shtetasja në fjalë që ka bërë kallëzimin ndaj ish-zv/ministres së Brendshme. Dhe cili është roli i shtetases tjetër Majlinda Hasani, që përfshihet në këtë ngjarje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment