
Është arrestuar në Dubai një javë më parë, Amant Josifi, ish-këshilltar i Olta Xhaçkës. Josifi u arrestua pasoi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për skemën e mashtrimit me call center-a.
Më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar. Bazuar në hetimet e kryera, rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, ish-këshilltar i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka si dhe ish-ortak në kompaninë “Pegasus Communication” me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama.
Amant Josifi nuk rezulton një person në kërkim nga drejtësia shqiptare, pavarësisht akuzave të drejtësisë së Spanjës. Ai akuzohet nga drejtësia spanjolle si koka e një grupi të fuqishëm të mashtrimit me platformat elektronike “Forex”.