Arrestohet ne Greqi tutorja shqiptare që pro*tituonte të mitura

0
60

Policia greke ka arrestuar një shqiptare, pasi ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni me të mitura në Athinë.

Mediat fqinje raportojnë se në krye të këtij rrjeti prostitucioni qëndronte Lorela K., tutorja 31-vjeçare shqiptare tashmë e arrestuar. Sipas hetimeve, ajo kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilën e ndihmonte që gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Raportohet se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti i saj.

Personi i dytë i arrestuar është një 34-vjeçar i cili ishte shok i “Lorelës”. 34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë kërkimin e tyre për gjetjen e klientëve të pasur, për takime seksuale me pagesë.

Ai i fotografonte të miturat me të brendshme, duke i postuar fotot në një faqe interneti përmes së cilës ishin rezervuar dhe realizuar të paktën 10 takime romantike në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Personi i tretë i arrestuar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturit në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Korydallos, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secili.