Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës

0
54

 

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Sipas burimeve për media Kajmaku është kapur me 20 kg kokainë e cila nëse do të hidhej në treg, parashikohej të kapte një vlerë rreth 1 milion euro.

Arrestimi i tij është bërë më 27 maj 2022 zonën e San Benedetto del Tronto, ndërsa droga ka qenë e fshehur brenda disa vazove me lule.

Kujtojmë se, para se të bëhej kryebashkiak i Vorës, Kajmaku merrej me biznesin e fidanëve, farërave dhe plehrave, me firmën e tij që quhej “Kajmaku shpk”.

I zgjedhur në krye të bashkisë së Vorës në zgjedhjet e vitit 2019, Kajmaku e humbi të drejtën e ushtrimit të kësaj detyre pas denoncimit nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, fakt që u vërtetua më pas nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke.

Shkruaj nje koment