Arrestohet ne Kakavije 32 vjecari i shpallur ne kerkim

0
177

-Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin J. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here