Arrestohet për vjedhje të makinës 42 vjeçari në Sarandë

0
197

Policia e Sarandës ka arrestuar një 42 vjeçar të akuzuar për vjedhje makinash.

Sipas uniformave blu, i arrestuari është shtetasi me iniciale I.D., i cili ka vjedhur një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit T. M.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 42 vjeç, banues në Sarandë pasi dyshohet se në datën 19.05.2021, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka vjedhur një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit T. M”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here