Ndalohet ish- Drejtori i Agjencisë së Trajtimit Social Bashkia Gjirokaster A.M.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi akuzohet për shpërdorim detyre sepse një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE nje dite me pare teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.
Pronarja e këtij subjekti privat L.B, 40-vjeç, është arrestuar nga polici dhe ka dhënë shpjegime. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe E.Zhulati 53-vjeçare banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i këtyre personave u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabëll elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katësh, ambient i përshtuar për aktivitet tregtar, në përdorim L.B dhe E.Zhulati.