Një 30 vjecar nga Tepelena, është arrestuar në flagrancë teksa u kap duke drejtuar motocikletin, pa leje drejtimi.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë së Tepelenës, kanë prangosur Taulant Balliajn 30 vjec banor i këtij qyteti.
Ballia qarkullonte me motocikletë tip Kawasaki me targa britanike në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj teksa u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore. Këto të fundit i kanë kërkuar lejen e drejtimit të motocikletit dhe kur zbuluan që nuk e kishte, e shoqëruan për në Komisariatin e Policisë dhe më pas e arrestuan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ndërkohë që ndaj 30 vjecarit, rëndon vepra penale e drejtimit të automjetit pa leje drejtimi.