Arrestohet sepse tentoi të korruptonte policin rrugor

0
308

Ka dashur të korruptojë policin rrugor, por ky i fundit, i ka treguar burgun. Ngjarja ka ndodhur në Urën e Lumit në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, ku një 48 vjecar nga Memaliaj, i gjendur në kundravajtje, ka dashur që të mos penalizohet dhe për pasojë, tentoi të korruptonte policin rrugor në këmbim të mos prerjes së gjobës. Dorian Hima 48 vjec banor i Memaliajt, është arrestuar sapo u raportua për një veprim të tillë nga polici rrugor E.H. ku ky i fundit, refuzoi të merrte 1000 lekëshin, në këmbim të mos prerjes së gjobës 5 mijë lekëshe. Hima u ndalua nga patrulla e Policisë Rrugore në Gjirokastër, pasi ka qënë duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen”, me targa AA916FY pa vendosur rripin e sigurimit. Në momentin e ndalimit 48 vjecari, tentoi të korruptonte policin rrugor me 1000 lek. Pas kësaj, ai është arrestuar për veprën penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ky është rasti i dytë në 15 ditët e fundit, që Policia e Gjirokastrës, prangos persona që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore.

 

Shkruaj nje koment