Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

0
183

Policia e Kosovës ka arrestuar sërish kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Bashkë me të, në pranga kanë rënë edhe me disa zyrtarë të tjerë të PSD-së në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, raportojnë mediat e Kosovës.

Para disa orësh, aktivistët e PSD-së kanë hyrë në ambientet e ZRRE-së duke insistuar se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e vendimit të fundit mbi tarifat e reja të energjisë elektrike.

Në zyrën e ZRRE-së kanë ndërhyrë Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së të lirojnë ambientet e institucionit.

Disa ditë më parë, Bordi i ZRRE-së në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Molliqaj u arrestua edhe në 1 shkurt pasi goditi me shuplakë një polic gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, ish ministrja e Arsimit në kabinetin ‘Rama 2’, derisa ajo u zëvendësua nga Evis Kushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here