Arrestohet shkodrani me heroinë në Kakavije

0
376

Ka rezultuar e dështuar tentativa e një 36 vjecari nga Shkodra, për të kaluar drejt Greqisë, një sasi heroine prej 2.6 kg. Alban Kapllari është arrestuar mbrëmjen e djeshme teksa po përpiqej të kalonte drejt Greqisë me furgonin e tij sasinë e heroinës. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet e ditur se kanë qenë punonjësit e Policisë Kufitare, ata që arritën të zbulonin sasinë e heroinës në mjetin tip mikrobuz me targa AA487LY. Mjeti kishte për destinacion kryeqytetin grek dhe udhëtonin 10 pasagjerë në bord. Fillimisht është operuar me vendosjen e vulave dalëse në vijën e parë kufitare të të gjithë udhëtuesve, ndërsa në vijën e dytë, mjeti i është nënshtruar një kontrolli të rreptë nga ana e policëve në pjesën e karantinës. Gjatë kontrollit të ushtruar, policët janë ndeshur me disa pako të dyshimta të cilat kanë qenë të fshehura në frigoriferin e automjetit. Katër pakot më pas, u zbuluan se ishin të mbushura me heroinë të pastër me peshë totale 2.6 kg. Menjëherë, ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërkohë që u arrestua menjëherë drejtuesi i mjetit Kapllari. Ky i fundit, ka kundërshtuar forcat policore për arrestimin, pasi sipas tij, nuk ka qenë në dijeni të egzistencës së saj në bordin e mjetit. Pavarësisht kësaj, 36 vjecari shkodran është arrestuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe u dërgua menjëherë për në Tiranë pasi do të jetë Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që do të merret me rastin në fjalë. Ky është rasti i tretë këtë vit, që Policia Kufitare zbulon sasi narkotike në tentativë për t’u trafikuar drejt Greqisë, ndërkohë që është rasti i parë i trafikimit të heroinës për këtë vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here