Arrestohet “trimi” i cili gjesdiste me automatik duke ruajtur parcelat me hashash

0
396

image-0-02-05-2b12d1be310ddba7da094b7609e51af77557b508c387994208a4051b7953cd48-v

Adoleshenti nga Roskoveci, gjesdiste i pashqetësuar me automatik dhe automjet pa leje në zonën e hashashit, ndërkohë që Policia e Tepelenës, mundi ta kapte vetëm dje. A.L. banor i Roskovecit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi u gjet me armë automatike të cilën e mbante për të ruajtur parcelat me hashash në zonën e Luftinjës. Burime zyrtare policore, kanë konfirmuar arrestimin e të riut nga Roskoveci i cili është spiunuar nga persona të tjerë, që kanë qenë afër tij. Adoleshenti, është arrestuar nga Njësia Operacionale e Kontrollit të Territorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Mësohet se i riu ishte duke inspektuar parcelat me hashash në zonën e Zhapokikës dhe të Levanit-fshat i Tepelenës ndërkohë që në kthim, u gjend i rrethuar nga forcat policore pranë ish minierës së qymyrgurit rreth 6 km larg Memaliajt. Policët menjëherë kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij tip “Land Rover”, me targa AA 396IG, cka kanë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale aautomatikun model “56” me karikatore në të cilin ndodheshin 29 fishekë. Vetë adoleshenti nuk ka qenë i pa pajisur me leje drejtimi. Rrjedhimisht pas veprimeve të rastit të kryera nga policia, adoleshenti u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, si dhe drejtim automjeti pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të tij i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here