
Autoritetet shqiptare nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Marokun, vend ku u arrestua të hënën i akuzuari si vrasës i Ardian Nikulaj në Lezhë. Interpol Marok ka vënë në dijeni Policinë e Shtetit për kapjen e tij, ndërsa kërkon informacion mbi akuzat ndaj portugezit, që sipas burimeve dyshohet se ka udhëtuar drejt Marokut me dokumente false.