Arrestohen dy turistë të tjerë nga Anglia, të cilët kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në Dhërmi.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.
Nga veprimet hetimore dysh
ohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.