
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se çdo vend evropian që është palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) duhet të arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin nëse ai e viziton.
“Unë mendoj se kushdo që është palë në gjykatë dhe ka detyrime duhet të përmbushë detyrimet e tij,” tha Blinken, shkruan CNN.
Blinken nuk deklaroi nëse autoritetet amerikane do ta dorëzonin presidentin rus në GJPN nëse ai do vizitonte këtë vend, duke vënë në dukje se SHBA nuk e njeh këtë gjykatë.