Arrin në gati 70 mijë numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri

0
140

Numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri ka arritur në gati 70 mijë. Të dhënat tregojnë se në harkun e më pak se 6 viteve, kjo shifër është rreth 1.5 herë më e lartë. Pjesa më e madhe e tyre, 7 në 10 përdorues janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra.

“Nga këta 7 mijë deri në 8 mijë kanë nevojë për një terapi. Sot kemi mbi 1 mijë përdorues që trajtohen vetëm në qendrat tona. Ne këtë shërbim e kemi shtrirë edhe enë komisariatet e policë dhe burgjet”, thotë Genci Muçollari, nga Qendra e Rehabilitimit të të varurve nga Droga.

Aktualisht në burgjet e vendit janë 134 të dënuar, përdorues droge që trajtohen me metadon. Pjesa më e madhe e tyre rezultojnë përdorues të kanabisit e  kokainës, ndjekur nga ekstazia dhe heroina. “Shifra po shtohet jo vetëm te përdoruesit e kokainës, por edhe te heroina. Kjo e fundit po dominon kohët e fundit. Veçanërisht është shqetësim përdorimi i kanabisit nëpër shkolla, veçanërisht ato të mesme”, thotë Muçollari.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi bashkë me zgjerimin e hartës së përdoruesve, po ulet mosha e atyre që provojnë për herë të parë drogë. “Kemi identifikuar raste të 14-vjeçarëve përdorues. Kjo është një kategori shumë delikate. Grupmosha më e  përhapur është 22 deri në 30 vjeç”.

Sipas “Raportit Global të Drogës 2023” i publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, aktualisht numri i përdoruesve të lëndëve narkotike përllogaritet në rreth 300 milionë, ndërsa çdo vite rreth 500 mijë njerëz humbin jetën nga mbidoza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here