ARRSH njoftim për gjendjen e akseve rrugore: Gjatë natës është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat

0
143

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se reshjet kanë pushuar dhe aktualisht qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset rrugore.

ARRSH ka publikuar një video, ku duket gjendja aktuale e akseve që kanë shkaktuar probleme në qarkullim për shkak të reshjeve të dendura të borës.

ARRSH thotë se gjatë natës është hedhur kripë për të shmangur ngricat  dhe për zgjerimet anësore të rrugës.

Reshjet kanë pushuar, por i ftohti ka “pushtuar” vendin, duke ia lënë vendin ngricave që paraqesin rrezikshmëri për qarkullimin e automjeteve. E ndërsa në zonat malore dëbora bllokoi rrugët, gugu i vendit po përballet me përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here