ARRSH njoftim si paraqitet gjendja e rrugëve për shkak të reshjeve të borës

0
71

Reshjet e borës kanë shkaktuar veshtiresi në akse të ndryshme të vendit.

Në një raportim për gjendjen e akseve kombëtare, ARRSH bën me dije se ku duhet të qarkullohet me zinxhirë. 

Njoftimi i ARRSH

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë. 
Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C
Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Shkruaj nje koment