Arsim pa financim, sfida për edukim cilësor pamundësohet nga mungesa e fondeve

“Arsim cilësor”.  Është ky slogani që ka shoqëruar premtimet e qeverive në vite për edukimin e brezave të rinj në vend. Por, këto zotime nuk janë mbajtur dhe njëri shkak ka qenë mungesa e financimit. Ndonëse me ulje-ngritje, buxheti për arsimin që nuk i është afruar 5%-shit të Prodhimit të Brendshëm Bruto, premtuar në 2013-n. Vitet e fundit është ulur, dhe parashikimet për të ardhmen janë edhe më pesimiste.

Në këto kushte, pyetja që shtrohet është: A mund të kemi arsim cilësor në kushtet e nënfinancimit publik?

Në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria shpenzon më pak për edukimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Nga 4.6 për qind që Kosova e ka këtë tregues, apo Mali i Zi 4.5, në vend kjo vlerë arriti në 2.3 për qind.

Pandemia e Covid-19 diktoi si kurrë më parë nevojën për financim në sektorin arsimor. Qeveria iu përgjigj situatës, duke shkurtuar buxhetin e arsimit në mes të vitit me 12 milionë euro. Pasojat e para u panë te rezultatet e maturës 2021, ku në provimin e matematikës, vetëm 4 nxënës morën 10 absolute nga 160 në maturën e 2020-s. Njohësit e sistemit arsimor, thonë se me gjasa edhe më të dobëta do të jenë rezultatet në testin e PISA-s, këtë vit.

Veç mungesës së financimit, sistemi arsimor në vend po përballet edhe me cilësi të ulët të mësimdhënies dhe të rinj që përherë e më shumë po largohen nga vendi në kërkim të një edukimi më të mirë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment