Artan Aliko kreu i FRPD: “Dëgjesat e turpit” apo “degjesat publike” te Bashkisë Gjirokastër?

0
581

Dëgjesat publike të Bashkisë Gjirokastër nëpër njësitë administrative, janë kthyer në një shfaqje me spektatorë rrogëtarë të Bashkisë apo agjencive që varen nga ajo. Përditë në profilin zyrtar të Bashkisë së Gjirokastrës në Facebook, shfaqen “dëgjesa publike” me komunitetin e zonave pjesë e Bashkisë së Gjirokastrës. Në fakt, këto dëgjesa janë braktisur totalisht nga komuniteti që nuk duan të jenë pjesë e një farse publike. Zakonisht në këto takime, ka qenë i pranishëm zv/kryetari i Bashkisë Aurel Lapa dhe pjesë e dëgjesave, kanë qenë rrogëtarët e bashkisë. Kjo farsë, ka rënë në sy edhe tek opozita vendore e cila përmes kreut të FRPD Artan Aliko, ka reaguar përmes profilit FCB. Zoti Aliko e konkretizon këtë farsë, përmes një komenti të bërë nga një banore e Lunxhërisë e cila e quan tërësisht farsë këtë proces dhe denoncon mashtrimin e kryetares së Bashkisë Gjirokastër Zamira Rami.

Më poshtë ndiqni statusin e plotë të kreut të FRPD Gjirokastër Artan Aliko.

Ja cfare shkruan banoria e Lunxherise:
“Degjese publike me komunitetin Lunxhiot?? Joo !!
Mund te emertohet “mbledhje” me punonjesit e agjensise se sherbimeve publike Nj.A.Lunxheri.
Ja pra, me cilet diskutohet Projekt-Buxheti i vitit 2017…perpos ketyre duan te na hedhin hi syve duke mashtruar vazhdimisht.. duke mos lejuar te ngresh zerin.. duke “detyruar” te besosh dhe pranosh gjithcka ata paraqesin.
A thua njerezit nuk shikojne??
Nuk degjojne??
Kto jane shfaqjet e aktrimet e radhes..ku servilat dhe ata qe “ushqehen” krenohen dhe duartrokasin mashtrimet e Kryetares.”

Banoret flasin vet per situaten dhe shfaqet qe jep Bashkia e Gjirokastres. Deshirojne te tallen me banoret por nuk do mund me blerja e votes dhe dinjitetit prej tyre te beje te heshte ZËRI i qytetareve te ndershem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here