Artistja nga Gjirokastra , Stefani Spiri pjesë e Kënga Magjike 2022

0
781

Stefani Spiri është e re në moshë por tepër e talentuar në fushën e muzikës. Artistja nga qyteti i Gjirokastrës , është një zë premtues në një kohë kur tregu muzikor promovon veç figura të ngjizura në studio dhe pa vokal natyral .

Po kush është Stefania?

Stefani Spiri ka përfunduar studimet e larta për violinë në Universitetin Ionian, në Greqi. Duke u rritur në një ambient muzikor, në moshën 4-vjeçare fillon të studiojë violinë dhe piano. Gjithashtu, në këtë moshë ka marrë pjesë si këngëtare në festivalet për fëmijë, në Gjirokastër, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme. Stefani ka dhënë koncerte në Shqipëri, Greqi, Itali, Turqi, SHBA dhe në vitin 2018 performoi në Parlamentin Europian, në Belgjikë. Njëkohësisht, kompozon këngë.

Më 12 Qershor 2017, Stefani Spiri publikon videoklipin “I Still Love You”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë ajo, teksa për arranzhimin u kujdes Shpëtim Saraçi.

Ndërsa më 19 Prill 2018, Stefani Spiri publikon videoklipin “Be With You”.

Së fundmi Stefani merr pjesë në festivalin më të dashur për publikun “Kënga Magjike 2022” si kantautore me këngën “A Je Me Mua” ku u kualifikua në fazën e dytë . Një këngë e bukur e interpretuar me elegancë nga një zë i fuqishëm. Artistja e re meriton mbështetjen e gjerë të publikut pasi është një aset i vyer për artin.

Stafi i jugunews.net i uron suksese Stefanisë .

Më poshtë kënga pjesmarrëse në Kënga Magjike:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here