As shi e stuhi, moti në shtator do të vijë me surprizën e papritur

0
160

Duket se të nxehtit të gushtit nuk do t’i shpëtojmë as në shtator.

Dhjetë ditët e para të shtatorit do të vijnë me mot të nxehtë dhe temperatura të larta. Këto janë ditët e fundit me temperatura të larta për vendin tonë, sepse parashikohet që prej ditës së nesërme, të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat gjatë fundit të muajit të jenë afër vlerave normale klimatike të gushtit. Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do të sjellin një ulje temperaturave, që do vijë si pasojë e vranësirave në gjithë vendin.

Por, prania e shirave do të jetë e paktë dhe e përkohshme. Parashikohet që kryesisht 10-ditëshi i parë i muajit shtator të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta, më të larta se vlera normale klimatike. Gjatë muajit shtator do të ketë shumë ditë me diell, ndaj dhe pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë dhe plazhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here