Asambleja politike e EPP, Basha: Tre prioritet e PD që Shqipëria të ecë para

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane e cila po zhvillohet online për shkak të pandemisë.

Basha renditi prioritetet kryesore të PD që sipas tij do tu mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike.

“Ne po fokusojmë të gjithë vëmendjen dhe energjinë tonë për të ecur përpara me reformat që do t’u mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike. Reformat zgjedhore dhe territoriale, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona kryesore”,- theksoi ndër te tjera kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment