“Asgjë s’i ndal shqiptarët”, opozita e bashkuar sot në protestë

0
164

Ditën e sotme opozita e bashkuar dhe qytetarët do të jenë sërish para kryeministrisë për protestuar. Por sot, ndryshe nga dita e shtunë, si të sillet policia, do sillen dhe protestuesit!

Protesta e 11 majit arriti kulmin e saj pikërisht në momentin e dhunimit të Sekretarit Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapit nga FNSH-ja, të cilët e shqyen me dhunë. Ndërsa kryeministri e quajti ngjarje të vogël, protestuesit sonte do t’i përgjigjen me të njëjtën egërsi policisë.

Pavarësisht dhunës policore në protestën e ditës së shtunë, prapë opozita duket e vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës së saj.

Liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në orët e mbrëmjes së të dielës kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe të fuqishme për qytetarët dhe protestën që pritet sot. “Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij.

Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se qytetarët nuk ka asgjë që t’i ndalë. ’13 maj ora 18.30. Të gjithë bashkë! Asnjë hap pas! #Shqipëriashtëpiajuaj! ”,- shkruan Kryemadhi në postimin e saj në Facebook.

Ashtu si ajo e 11 majit, edhe protesta e sotme nis në ora 18:30. Priten zhvillime të reja sonte nga protesta. Sonte do ketë “armë” të reja para kryeministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here