Asgjesohet 7.6 kv kanabis, në arrati poseduesi nga Dhëmblani i Tepelenës

0
419

Pas disa kohësh operacionet e Policisë Shqiptare në jug të vendit në zonat e njohura për kultivimin e hashashit, kanë rifilluar sërish. Një posedues marijuane i shpëton policisë, ndërkohë që kjo e fundit ka arritur të sekuestrojë dhe më pas asgjesojë, sasinë që mbante të fshehur prej 762 kg. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Dhëmblan në veriperëndim të Tepelenës në afërsi me kufirin administrativ që ndan qarqet e Gjirokastrës dhe të Vlorës. Burimet policore, kanë brë të ditur se aksioni është përqëndruar në këtë fshat pas informacioneve që kishin ardhur nga terreni, për egzistencën e sasisë narkotike në një plevicë të braktisur. Operacioni u zhvillua nga Seksioni Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë cka u finalizua me sekuestron e sasisë narkotike të fshehur në banesën e G.D. Pas kontrollit të ushtruar, u arrit të zbulohej sasia e drogës në tavanin kasolles në afërsi të banesës së poseduesit të marijuanës. Janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë mbushur me marijuanë dhe me peshë totale 762 kg. Pas kësaj u shpall në kërkim 40 vjecari me iniciale G.D. dhe po punohet për kapjen e tij,ndërkohë që lënda narkotike u asgjësua në vend me anë të djegies dhe një pjesë e saj, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here