Askush nuk mund të nënvlerësojë punën e të tjerëve duke u bazuar tek çmimi. Vetëm ata që e njohin mirë zanatin mund të vlerësojnë kostot e punës

0
51

Nga Emin Kokalari

Një klient më pyeti se sa kushtonte puna që do të bëja.
“3.000 €” – iu përgjigja.
”Për këtë punë? Kaq shumë?” – më pyeti i çuditur.
“Sa mendon ti?”
”Maksimumi 500 €… Është punë e vogël dhe e shpejtë!” – më tha.
”Për 500 € , mund ta bësh edhe vetë”
“Por,unë nuk di ta bëj.”
”Për 500 € të mësoj unë se si ta bësh. Kështu do kursesh 2.500€ dhe do të dish ta bësh herës tjetër.”
Iu duk e drejtë dhe pranoi.
“Por, për të filluar të duhen disa pajisje: kompjuter, vegla, servera, llogari zhvilluesi, programe profesionale, etj…
“Por unë nuk i kam të gjitha këto, e nuk ia vlen t’i blej për një punë të vetme”
”Mirë, atëherë për 500 € të tjera po t’i jap unë me qera’.
′′Mirë′′ – më tha.
“Në rregull! Të premten fillojmë!”
”Por unë të premten jam i zënë, kam kohë vetëm sot .”
”Më vjen keq,por unë veç të premten kam të lirë për të mësuar e për të të dhënë veglat e mia të punës. Ditët e tjera jam i zënë me klientë të tjerë.”
“Epo mirë! Do ta rregulloj të premten, do i lë punët e mia”
“Harrova. Për të mbaruar punë të duhen edhe disa gjëra të tjera”
“Çfarë?”
“Kushtet dhe privatesia, siguria e te dhenave, baza te dhenash ne kohe reale, etj “
”Oh jo!…për të gjitha këto do më duhet të shpenzoj sërish para , e do humb kohë! Nëse i ke ti, a mund të m’i shesësh?”
”Mirë! T’i sjell të gjitha nesër në orën 5 të mbasdites, më vonë jam në punë. Të lutem të jesh korrekt!”
“Në 5??? Joo! Shumë vone.” ” E di…ndërrova mendje. Më mirë bëje ti e unë të paguaj 3000€.
Po ta bëj vetë do të më kushtojë më tepër.

Kur paguan për një punë, nuk paguan vetëm materialet, por edhe eksperiencën, pajisjet, shërbimin, kohën, saktësinë, profesionalizmin, sigurinë…etj.
Askush nuk mund të nënvlerësojë punën e të tjerëve duke u bazuar tek çmimi. Vetëm ata që e njohin mirë zanatin mund të vlerësojnë kostot e punës vërtet .

Shkruaj nje koment