Asnjë emër në Kuvend, dështon edhe raundi i dytë për votimin e presidentit të ri

0
136

Dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit, pasi asnjë kandidaturë nuk u dërgua në Kuvend. Të drejtën e propozimit të emrave për raundin e dytë Partia Socialiste ia la opozitës. Por deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u tërhoq nga propozimi i emrave, pasi mazhoranca e bëri të qartë se nuk do të firmoste kandidatë të opozitës që duhet t’i gjente vetë 20 deputetët firmëtarë.

Komisioni i Ligjeve i mbledhur paraditen e sotme  zgjati vetëm pak minuta dhe u mbyll pasi nuk ishte depozituar asnjë kandidaturë nga opozita për emrin e presidentit.

Për zgjedhjen e presidentit të vendit,Kuvendi zhvillon deri në pesë votime (raunde). Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave (84 vota) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here