Asnjëherë njerëzimi nuk ka marrë përsipër një sfidë kaq të pamundur, siç është frenimi i përhapjes së një virusi.

0
133

Nga Red Varaku

Asnjëherë njerëzimi nuk ka marrë përsipër një sfidë kaq të pamundur, siç është frenimi i përhapjes së një virusi.
Hisorikisht, është marrë përsipër vetëm kurimi, por kurrë frenimi i përhapjes. Vetëm idiotët mund të pretendojnë frenimin e përhapjes së virusit.
Sepse, nuk egziston asnjë rast që njerëzimi të ketë frenuar përhapjen e viruseve. Madje, kurrë nuk janë bërë përpjekje të tilla, sepse dihet që çdo përpjekje për këtë është dështim.
Këto epidemi kanë ciklin e tyre, të cilin do ta përfundojnë dhe nuk largohen pa e përfunduar.
Përpjekjet për ta frenuar janë thjesht përpjekje politike, që ndihmojnë qeveritë për të manipuluar trutë e qytetarëve, por janë të destinuara të dështojnë, sepse kjo shkencërisht është thjesht e pamundur.
Nëse shkenca një ditë do ta realizonte një gjë të tillë do të ishte mrekulli.
Është vetë virusi që e bën seleksionimin e trupave. Virusi zhduket vetëm pasi të mbarojnë mbartësit. Kaq e thjeshtë është.
Njerëzimi nuk ka arritur kurrë ta mundë një virus. Virusi gjithmonë është zhdukur vetë pasi na ka dhënë mesazhin të gjithëve.
Tani shumë besojnë që këtë virus mund ta kurojë Edi Rama me facebook dhe duartrokitje, por fatkeqësisht ashtu si koronavirusin, këtë epideminë e besimit tek plaku i Surrelit, nuk mund ta shërojmë dot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here