Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Turan të Tepelenës është qëlluar me armë zjarri Saimir Gjoka teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”.
Jugunews.net mëson se ai ishte duke u kthyer për në banesë në fshatin Turan teksa është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. I lënduari ndodhet në spital nga plagët e para por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende të paqarta rrethanat.