Atentati në Sauk/ Motra e Aleksandër Sadikajt tregon se kush ia vrau vëllanë

0
155

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para një viti në Sauk ku një makinë në të cilën ndodhej Aleksandër Sadikaj u hodh në erë.

Si pasojë e shpërthimit Sadikaj ndërroi jetë. Që prej vrasjes së tij, ende nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar.

Motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa ka bërë një postim të gjatë ku përmend me emra personat që sipas saj janë autorët e vrasjes së të riut. Ajo shkon më tej duke përmendur emrat sipas saj të vrasësve.

Njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranës, Edmond Papa dhe Ledian Alushaj, ky i fundit shoku i tij i ngushtë.

Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin.

Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne.

 Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më.

 E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne.

Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte, ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt,” -shkruan në postimin e saj motra e të ndjerit.

Shkruaj nje koment