Atentati në Selitë, Zamir Kalemi jep informacione me vlerë për identifikimin e autorëve

0
74

Pas atentatit në të cilin mbeti i plagosur, Zamir Kalemi përmes dëshmisë së tij ka dhënë indicie me vlerë për grupin hetimor lidhur me zbardhjen e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë, por me të dhënat që ai ka mund të shkohet drejt identifikimit të autorëve. I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar.

Nisur nga kjo shërbimet e Departamentit të Krimeve pranë DVP Tiranë, kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu. Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve, por edhe për dhënien e ndihmës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit