Athina vijon bllokadën, letër BE-së: Asnjë hap për negociatat me Shqipërinë pa zgjidhur çështjen ‘Beleri’

0
116

Greqia vazhdon të këmbëngulë se nuk do të firmosë për asnjë hap të mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pa zgjidhur çështjen e Fredi Belerit.

“Prothothema” shkruan se Athina ka dorëzuar sot në COREPER (Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare

të BE-së) një rezervë të shprehur në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave pa lejuar Belerin të betohet si kryebashkiak.

Greqia nuk pranoi dërgimin e letrës së “27”-ve për hapjen e një sërë Kapitujsh në pikënisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë.

Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit për t’i dhënë leje për të bërë betimin ndërkohë që do të zhvillohet gjykimi normal për akuzat për blerje votash ndaj tij. 

Athina me deklaratat e ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros i cili vizitoi Fredi Belerin në burgun e Durrësit, ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion, për të rrëzuar vendimin për burgosjen e Belerit.

Shkruaj nje koment