Athine, 1500 balona fluturuese ndricuan qiellin e kryeqytetit ne naten e urimeve

0
102

Eksperienca unike festive e “Nates se Urimeve” paten mundesine te jetojne qindra athinas dhe vizitore te qytetit qe u takuan me miqte dhe familjet e tyre ne mbremjen e Krishtlindjes ne sheshin “Kotzia”. Perpara Bashkise se Athines, ne nje ambient Krishtlindjesh, te rinj e te vjeter ndezen me shume se 1500 balona fluturuese dhe i lane te ngrihen lart ne qiell, se bashku me urimet e tyre per nje te neserme me te mire, plot shendet, dashuri dhe shprese. Festa ka vijuar me muzike dhe kercim ne shesh.

Shkruaj nje koment