Policia e Tiranës ka arrestuar një 63-vjeçar, shofer autobusi, i cili ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin S. E., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin (autobus), ka aksidentuar shtetasin V. P., 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.