Autori i “Lokomotivës” shpërthen ndaj “Aventurierve”: Denigruese, përfaqsojnë TURP-in!

0
202

Seriali Lokomotiva i zhanrit komedi, aventurë, dramë i cili u shfaq në Kinema në Janar të këtij të viti tashmë është hedhur edhe në Youtube. Mbas një zhurme mediatike ku seriali u prezantua në të gjitha mediat e mëdhaja Shqiptare së fundmi ajo u shfaq edhe për publikun e gjerë. Me shumë komente pozitive dhe një audience që i përkrah zgjodhëm të bëjmë një intervistë me autorin e këtij seriali Ermal Qori-n i cili na flet për gjendjen aktuale të serialit dhe planet e tij për serinë e dytë. Ai flet për mbështetjen që po merr seriali dhe komentet pozitive që ai së bashku me grupin e tij kanë marrë gjatë gjithë kohës.


Gjatë intervistës ai është pyetur edhe për “Aventurierët” një Reality Show tepër i përfolur kohët e fundit. Duke i uruar sukses gjithë personazheve të këtij show ai shprehet që ato çka ata përcjellin është vetëm banalitet duke konsideruar të gabuar dhe denigruese formën që ato kanë zgjedhur për rrugëtimin e tyre personal. Më tej ai shton që ky Reality Show përcjell vetëm turp.
Më poshtë do të gjeni edhe intervistën e plotë që autori i serialit Lokomotiva dha për redaksinë tonë.


Gazetarja : Përshëndetje Ermal, fillimisht dua të të falenderoj që pranove ftesën për të të bërë një intervistë në lidhje me Serialin Lokomotiva i cili prej pak ditësh gjendet edhe në Youtube. Ermal fillimisht mund të na thuash një përmbledhje të shkurtër në lidhje me Serialin Lokomotiva për të gjithë ato që e dëgjojnë për herë të parë dhe më pas më thuaj për reagimin që pati publiku, si gjatë kohës që ishte në kinema ashtu dhe tani që tashmë është në Youtube?
Ermal Qori : Lokomotiva, fatmirësisht edhe pse si produkt i ri në treg, rezultoi i suksesshëm. E rëndesishme për ne ishte mbështetja nga masa për kauzen që ngritëm. Padyshim që na rriti profesionalisht edhe ne pasi pasqyruam një realitet që nuk duhet lënë ne harresë, sic janë vlerat kulturore, historike dhe natyrore qe vendi ynë gëzon. Youtubi ështe opsioni ku secili që nuk mundi ta shihte më parë, ka mundësinë ta shijoj, sidomos emigrantët që do shohin një Shqipëri të gjithën brenda 48 minutave.
Gazetarja : Ermal ju kishit një projekt me 0 buxhet dhe ishit vetëm 8 persona, duke pasur parasysh kushtet e juaja sërisht ju i’a dolët që komentet e personave që ju ndiqnin të ishin shumica pozitive, çfarë mendoni ju që kishte Lokomotiva që u “përqafua” kaq shumë nga audienca?
Ermal Qori : Mendoj se audienca është lodhur nga monotonia, inskenimi dhe banalitetit. Ne sollëm të kundërtën, pasqyruam një realitet me skena humori, dhe më e rëndësishmja qëndruam “të vërtetë” duke vendosur na pah mrekullit natyrore, magjinë që fshihet brenda vendit tonë që fatkeqësisht nuk e vlerësojm sa duhet.
Gazetarja : Kohët e fundit në media transmetohet edhe një reality show që quhet “Aventurierët” të cilët kanë ngjallur reagime të shumta tek audienca, negative dhe pozitive. Duke qenë se edhe seriali Lokomotiva përbëhet po nga 8 të rinj thuajse të së njëjtës moshë, mund të na thuash ngjashmërinë që ju keni me ata dhe se çfarë mendimi ndani ju si autori i serialit Lokomotiva për “Aventurierët”?
Ermal Qori : Unë personalisht kam rastisur lajme kritikuese në raport me këtë grup. Reagime negative nga personazhe të fushave të ndryshme. Nuk e kisha parë, dhe as nuk e kam parë, më kanë mjaftuar disa minuta për kureshtje, por nuk do ti klikoj më kurrë. Ka shumë me shumë vlera, mesazhe që mund të përcillen për rininë dhe kombin tonë, saqë banaliteti duhet të jetë e fundit. Për mendimin tim, suksese të kenë në rrugëtime personale sepse janë të rinj, por forma e zgjedhur është shumë e gabuar dhe denigruese. Me ne nuk ka ngjashmëri askush. Më vjen keq edhe kur i mendoj, se janë denigruar keq. Jemi dy universe paralele, ata përcollën turpin, ne vlerat!
Gazetarja : Tashmë ka zëra që Seriali Lokomotiva po përgatitet për serinë e dytë, mund të na tregosh diçka më tepër në lidhje me rrugëtimin që e pret këtë serial dhe bashkëpunimet që ju janë ofruar?
Ermal Qori : Së shpejti vazhdojmë rrugëtimin për serinë e dytë. E them me bindje të plotë që kjo do të jetë me permasa gjigande. Ndërsa xhirimet do të përqëndrohen në një destinacion magjepsës . Për sa i përket ofertave për bashkëpunim kemi disa por që po i shqyrtojmë stafin. Ato janë oferta nga televizione për sa i perket trasmetimit. Ndërsa kompani që duan të bëhen pjesë për bashkpunim dhe realizim janë goxha. Mbështetja është më e madhe tani dhe i falenderoj të gjithë pa përjashtim sikundër i ftoj edhe të tjerë të na bashkohen pasi do jetë dicka që do marri vëmendje të madhe.
Gazetarja : Ermal cila është ambicia juaj apo e grupit tuaj në lidhje me Serialin? Deri ku e shihni ju atë?
Ermal Qori : Dëshira është të përcillet edhe jashtë trojeve Shqiptare pikërisht për subjektin që ka. Ky mbetet objektivi ynë kryesor, duke u bashkuar sa më shumë ta aspasionuar pas kinematografisë. Do të kthehemi në nje familje të madhe ku secili të jetë i mirëpritur për të vazhduar ëndrrën e tyre.

Gazetarja : Seria e parë siç e përmendëm më lart ishte e përbërë prej 8 aktorësh, po në serinë e dytë do ketë personazhe të reja apo momentalisht do jetë vetëm kasti i serisë së parë?
Ermal Qori : Kasti i parë është baza kryesore e serialit, e cila sipas ngjarjeve që do të rrjedhin do të jenë prezent. Padyshim do ketë prurje të reja por edhe personazhe surprizë të cilët janë të njohur në sferën e politikës, ekranit etj.
Gazetarja : Përgjigjet e juaja lejnë të kuptojnë që Lokomotiva do ketë një shtrirje të gjerë por sa seri mendohet të ketë ky serial bashkëkohor?
Ermal Qori : Në varësi të bashkëpunimit do të përcaktohet ecuria. Por parimisht, seriali është projektuar deri në 10 seri të cilat do të ruajn ritmin e serisë së parë përsa i përket minutazhit. Megjithatë me kohën do vertetohet pasi mund të ketë edhe ndryshime.
Gazetarja : Të falenderoj shumë për intervistën.
Ermal Qori : Faleminderit juve.


https://youtu.be/YIxGF9fLUlM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here