Autoritetet në Spanjë ngrenë alarmin, bandat shqiptare bëjnë “ligjin” në trafikun e drogës

0
80

Mafia shqiptare është përhapur shumë në Spanjë dhe kjo ka shqetësuar shumë autoritet e këtij vendi pasi kanë arritur deri në atë pikë sa të kontrollojnë pjesën më të madhe të trafikut të marijuanës.

Gjithçka nisi në vitin 1990 ku fillimisht mafia shqiptare u njoh për trafikimin të qenieve njerëzore dhe heroinë. Me kalimin e viteve këto organizata kriminale janë shtrirë thuajse në të gjithë territorin duke u bërë mbretërit e trafikut të drogës jo vetëm në Spanjës, por dhe në Britaninë e Madhe.

Autoritetet në Spanjë kanë thënë se bandat shqiptare kanë ngritur plantacione kudo me një investim të vogël, po që fitimi është shumë i madh.

“Deri më tani, klanet shqiptare të pranishme në Spanjë kanë vepruar shumë më diskrete në krahasim me mafiozët e tjerë ndërkombëtarë. Ata që janë të përkushtuar ndaj trafikut të drogës mbajnë një profil të ulët, edhe pse janë shumë të dhunshëm, zakonisht nuk e shfaqin në publik.”

“Në këtë mënyrë, ata mund të kalojnë pa u vënë re për të vazhduar prodhimin e marijuanës në një shkallë të gjerë dhe më pas ta prezantojnë atë në Evropë”, raportojnë mediat spanjolle.

Klanet shqiptare thuhet se kanë fituar besimin e të gjitha organizatave kriminale ndërkombëtare. Këtë e kanë arritur kryesisht për shkak të frikës që ngjallin.

Megjithatë, këto banda janë goditur vazhdimisht nga Forcat dhe Trupat e Sigurisë së Shtetit dhe çdo javë ka operacione antidrogë me të arrestuar me origjinë shqiptare.

Shkruaj nje koment