Autoriteti i Dosjeve: Një politikan me iniciale I.M., rezulton bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit

0
196

Autoriteti i Dosjeve njofton se një politikan i lartë me iniciale I.M., ka rezultuar bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, por nuk jep detaje të mëtejshme.

“Së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Autoriteti bën me dije se ia ka përcjellë të dhënat e gjetura Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here