Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për koncesionarin e pompave të karburantit

0
43

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj NOA CONTROL, kompanisë koncesionare që ka përfituar monopolin e ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Shkak për nisjen e procedurës së hetimit është bërë një ankesë e paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, nga ndërmarrjet Alcert shpk, Ecit shpk, Swiss Approval Albania shpk, ST2 shpk dhe M.F.M shpk, lidhur me pasojat në treg të krijimit të pozitës dominuese të shoqërisë NOA CONTROL.

Në thelb, ankesa e shoqërive të mësipërme lidhet me faktin se NOA Control po përdor të drejtat ekskluzive që ka përfituar nga kontrata koncesionare edhe për shërbime të tjera të lidhura, të cilat ligjërisht mund të ofrohen edhe nga kompani të tjera.

Nëpërmjet kontratës koncesionare të miratuar në vitin 2019, ndërmarrjes NOA CONTROL i është dhënë e drejta ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për një afat 20 vjeçar.

Shkruaj nje koment