Autostrada Joniane që përshkon edhe Shqipërinë hap debate të forta në Greqinë fqinje

Projekti i vijimit të autostradës Joniane drejt pikës kufitare të Kakavijës nga Ministria greke e Infrastrukturës ka ngjallur debate të forta në rajonin verior grek të Janinës.
Ky vendim i kryeministrit Micotaqis po kundërshtohet fort nga bashkitë e vendit fqinj dhe bizneseve aty , sipas vendimit të ri parashikohet ndryshimi i projektit dhe shkurtimi i buxhetit.
Debatet nisën pas një seance në Parlamentin grek ku njëri nga deputetët e Janinës kërkoi që autoritetet e Ministrisë greke të Infrastrukturës të shpjegonin vonesën për fillimin e projektit rrugor që ishte gati që në vitin 2013. Por Ministria u përgjigj se po rishikonte projektin dhe shkurtimin e buxhetit duke parashikuar një rrugë kombëtare dhe jo autostradë në drejtim të Kakavijës. Kryetari i Bashkisë së Janinës, dhe 4 bashkive kufitare me Shqiperine, Prefekti i rajonit, disa shoqata rajonale që lidhin aktivitetin me turizmin dhe biznesin i kanë kërkuar qeverisë greke me tone të forta në deklarata publike që projekti të zbatohet sic është parashikuar. Ndryshimi i projektit që lidh Rrugën Joniane me Kakavijën, sipas tyre, do të cënonte zhvillimin e rajonit.
Autostrada Joniane është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë, rreth 90 kilometra e bën atë pjesë të boshtit të rrugës joniane të Ballkanit perëndimor. Ky bosht rrugor fillon nga Trieste, në Itali, përshkon Slloveninë, Kroacinë Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe arrin deri në Pikën kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë.
Infrastruktura rrugore sjell më shumë mundësi shkëmbimi mes dy rajoneve njëherazi dy shteteve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment