“Avash ëëë…”, Alma dhe Safeti dalin sot para gjykatës, Gjici kërkon lirinë

0
14

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe “bashkëpunëtorja e tij në krim” Alma K. do të dalin përpara para gjykatës së Apelit, pasi Gjici ka kërkuar të lirohet.

Pak më parë në gjykatë ka mbërrit 40-vjeçarja  kësaj radhe  kishte një paralajmërim për gazetarët dhe operatorët që e rrethuan: “avash ëëë…”.

Kujotjmë që hetimet për Safet Gjicin nisën disa ditë më parë pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma K.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një nga vartësinë e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë Alma Kaçi.

Të gjitha këto veprime të kryera në harkun kohor të pak minutave, sipas SPAK kanë ngritur dyshimet se ish-kryebashkiaku dhe gruaja në video kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit.

Gjici u la nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj Alma K është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Shkruaj nje koment